Filmi “Home”, i realizuar si bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” për vitin 2017.
Filmi ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër duke lënë pas filmat “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “The Party”.
“Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situata të njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes. Filmi, xhirimet më të mëdha të të cilit janë bërë në Kosovë, flet për një familje që bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për t’u gjendur në situata të ngjashme me refugjatët e vendeve të Lindjes.
Regjia vjen nga Daniel Mulloy, ndërsa pjesë e ekipit ishin aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj./ikub.al.