Hudhra dhe gatesat e saj përmbajnë lëndë me veprim diuretik që shtojnë prodhimin dhe eliminimin e urinës dhe së bashku më të edhe të lëndëve të tjera të dëmshme, helmuese e toksike që prodhohen në organizëm nga të gjitha proceset metabolike jetësore të organizmit të njeriut. Gatesat e hudhrës rekomandohen në mjekësinë popullore e shkencore të shumë shteteve të Europës, Azisë e më gjerë, për sëmundjet e aparatit urogenital që shoqërohen me edema e ascit, me retensionin ose mbajtjen e ujit në hapësirat e organzimit të njeriut: në pleurit, në edema të gjymtyrëve dhe fytyrës etj, si dhe në sëmundjet e prostatës tek meshkujt, në trikomoniazë te femrat, transmeton Syri.net. Tinktura e hudhrës e përgatitur në raki, alkool, vodkë etj rekomandohet nga mjekësia popullore bullgare, ruse e kineze edhe përkundër gurëve dhe rërës së aparatit urinar të fshikës urinare. Tinktura e hudhrës përgatitet edhe kështu: 40 gr grimca thelbinj hudhre zhyten në 100 ml alkool 40 gradë (ose në grapa, raki, vodkë etj) për 8-10 dhe mbas kullimit jepet nga 10 pika, 2-3 herë në ditë, 20-30 minuta para buke, me ½ filxhani qumësht ose ujë.