Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Turjan Hyska rrëfen dasmën me Orinda Hutën dhe përshkruan rivalët në muzikë e televizion

18/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Turjan Hyska rrëfen dasmën me Orinda Hutën dhe përshkruan rivalët në muzikë e televizion

I ftuar në programin “Tek unë” në “Intv”, kantautori dhe moderatori Turjan Hyska foli për muzikën, për rikthimin e tij të herëpashershëm në këngë, duke u fokusuar edhe tek materiali i fundit “Nokia e vjetër”. Veç kësaj drejtuesi i “Oktapod” u ndal edhe tek rrëfimi për dashurinë, vajzën që së shpejti do të bëhet gruaja e tij, prezantuesen e këngëtaren Orinda Huta. Turi tregoi si po i shkojnë planet e dasmës dhe çfarë planesh kanë bërë për të pasur fëmijë, shkruan “revistawho.com”. “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Po punojmë me më të mirët “Geraldina Sposa”. Me Mandin dhe Marçelën ka shumë miqësi Orinda. Mendoj që në një dasmë elementi kryesor është fustani. Nuk di gjë akoma a e ka gjetur Orinda fustanin. Pjesa tjetër është që të hanë njerëzit. Pastaj për skenografi e spektakël, nuk kam vdekur unë që të mos ketë spektakël në dasmën time. Do jetë një dasmë “cool”. Kush nuk kërcen të ikë osë të mos vijë fare. Po u ul ritmi, do marr mikrofonin e do e kthej në emision. Do ketë lumë afër, në një vend të hapur mes pemëve e me shumë ndricim. Do të jetë një dasmë “country”. Orinda shikon çdo gjë në detaje. E kam marrë me shumë qejf dhe besoj që do të jetë mbrëmje e paharrueshme. Janë diku tek 280-300 të ftuar, po do të bëjmë një dasmë të vetme. Do të ketë edhe njerëz të famshëm që i kemi miq. Ne po martohemi për kokrrën e qejfit tonë”, u shpreh Turi. Më tej ai tregoi se çifti kanë bërë plane edhe të jenë së shpejti prindër. “Ka ardhur koha që pas 10 viteve të kurorëzojmë dashurinë tonë të madhe e t’i hapim rrugën fëmijëve. Duam të bëjmë 2-3 fëmijë. Pasi të bëjmë të parin që duhet sesbën t’i ngjajë Orindës të paktën nga sytë, e të mos e ketë të shëmtuar kokën si 90% e shqiptarëve se Orinda e ka kokën shumë të bukur…”, tha duke qeshur ai.
Në fund Hyska dha mendimin e tij me një fjalë për disa personazhe të famshëm të ekranit:
Arbana Osmani- e talentuar
Arian Çani- provokativ
Ardit Gjebrea- producent fantastik
Ermal Mamqi- kafshë pune
Alban Kondi- nuk ka asnjë të keqe, e dua shumë fort
Gent Zenelaj- Stop
Alketa Vejsiu- ambicioze e frikshme
Vesa Luma- shumë e mirë
Orinda Huta- gjysma ime më e mirë/ revistawho.com






Tags: Orinda HutaTurjan Hyska
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Java e Modës në New York sjell trendet e thonjve. Shikoni tendencat e 2017-ës

Java e Modës në New York sjell trendet e thonjve. Shikoni tendencat e 2017-ës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera