Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ilda Bejleri ‘live’: S’e takoj Ronaldon si fanse; futet Erik Fullani: Boll rrejte

19/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ilda Bejleri ‘live’: S’e takoj Ronaldon si fanse; futet Erik Fullani: Boll rrejte

Ilda Bejleri ka komunikuar sot me të gjithë fansat e saj përmes ‘instalive’, duke i dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të tyre. E gjitha kjo është zhvilluar gjatë regjistrimit të programit “Pa Flitër” të Jona Spahiut në “Digitalb”, ku Ilda do të jetë e ftuara e radhës. Moderatorja e njohur e “SuperSport” foli për herë të parë për skenat e guximshme dhe shumë sensuale të spotit të ri të “Digitalb” që risjellin atmosferën e “Fifty Shades Darker”, filmit ‘bestseller’ në të gjitha kinematë botërore. Mesa duket kjo reklamë, që nisi transmetimet më 14 shkurt i ka hapur punë me familjarët Ildës. “Pasi i binda e kuptuan”,­ – u përgjigj ajo. “Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritiket ishte mami që më tha “si do dali babi poshtë tek llotot”, (qesh) sepse babi im i ka qejf skedinat”, – rrëfeu bukuroshja. Më tej gjatë bisedës së gjatë me fansat, Ilda u përgjigj edhe për mundësinë e një takimi me Cristiano Ronaldon. Ajo tha se e kishte pasur shumë afër në një stadium, por nuk e kishte takuar, sepse nuk do donte që ta takonte si fanse. “Nuk doja ta takoja si fanse, sepse kam arritur nje lloj stadi që mund ta takoj si gazetare”, – tha Bejleri. Sakaq, një detaj që na ra në sy gjatë komunikimit të Ildës në ‘insta live’, ishin komentet e Erik Fullanit, djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili e ngacmoi disa herë bukuroshen brune. “O Ilda ke kalu tek Telenorba?”, – ishte pyetja e tij e parë, që u pasua me të tjera komente, si: “Boll rrejte, O Ilda mos rrej”, etj. Por Bejleri nuk iu përgjigj asnjë prej ngacmimeve, me përjashtim të atij ku pyetej: “Çfarë do bëhesh kur të rritesh?”. “Shpresoj gazetare”, – tha Ilda duke qeshur. Nuk e dimë nëse dy protagonistët e këtij komunikimi njihen me njëri-tjetrin, por komentet e Erikut lënë vend për dyshime. / revistawho.com






Tags: Cristiano Ronaldoerik fullaniilda bejleri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Kjo është data kur do të fillojë “Big Brother Albania 9”

Kjo është data kur do të fillojë “Big Brother Albania 9”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera