Pas një pushimi relativisht të gjatë, “Big Brother Albania” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”. Sigurisht, kurioziteti për këtë realityshow është i madh, veçanërisht pas deklaratave të drejtuesve të tij se ndryshimet do të jenë rrënjësore, ndërsa shpenzimet i kalojnë shumat marramendëse.
Prej kohësh tashmë thuhet se ky spektakël do të fillojë në Mars, por ende nuk dihej një datë e saktë. Edhe pse në media u diskutua gjatë se “Big Brother” do të startonte në datën 4, mediat e Kosovës kanë konfirmuar se në fakt bëhet fjalë për datën 18. / xing.al