Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHIHEMI NË GJYQ / “Është turp të ndahesh, nuk të pranoj në shtëpi” – Babai përballet me të bijën

19/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SHIHEMI NË GJYQ / “Është turp të ndahesh, nuk të pranoj në shtëpi” – Babai përballet me të bijën

Një histori shumë e dhimbshme është trajtuar në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në “E diela shqiptare”, ku Valdetja nga Shkodra i kërkonte të atit të pranonte në shtëpi atë dhe djalin 13-vjeç, sepse do të divorcohej nga bashkëshorti. I ati, Cafi, së bashku me motrat e tij ia kishin gjetur burrin me shkuesi Valdetes 13 vite më parë, por 4 muaj pas lindjes së djalit, bashkëshorti, Dëfrimi, u largua drejt Greqisë pa thënë asgjë. Tre vjet ai ruajti kontaktet me Valdeten, duke i premtuar se do të kthehej me para, do të ndërtonin shtëpi dhe do të rrisnin djalin të lumtur por 10 vite më pas, ndërsa Valdetja dhe djali e kanë pritur të kthehet, Dëfrimi është zhdukur dhe nuk ka kontaktuar më me gruan e tij, apo me ndonjë nga familjarët.





Gjatë këtyre 13 viteve në pritje, Valdetja në pamundësi për të jetuar në shtëpinë bashkëshortore, që është në gjendje të mjerueshme, ka jetuar me prindërit e saj të moshuar, në një shtëpi një dhomë e një kuzhinë. Por pasi i rrëfeu prindërve vendimin për t’u ndarë nga Dëfrimi dhe për t’i dhënë djalit mbiemrin e saj, babai nuk pranon ta mbajë në shtëpi, ‘sepse është turp dhe kështu e ka zakoni’ që të rikthehet në trungun e familjes së origjinës dhe të ndryshojë mbiemrin, duke rimarrë atë të vajzërisë. E gjithë familja është në gjendje shumë të vështirë ekonomike, Valdetja siguron vetëm 16 mijë lek të vjetra në muaj në sajë të asistencës dhe 72-vjeçari e ka të pamundur të mbajë nipin dhe vajzën me të ardhurat minimale që zor se i sigurojnë jetesën. Mes lotësh dhe shumë thirrjeve të dëshpëruara të Valdetes drejtuar të atit për ta mbajtur në shtëpi, Cafi pranoi, me një kusht që Valdetja të kishte trungun e saj familjar, të shkëputej nga ai i familjes dhe në këtë mënyrë mund t’i japë të birit mbiemrin e saj, në të kundërt do t’i hapeshin probleme me dy djemtë e tjerë, që janë të aftë të mbajnë vetëm familjen dhe i kanë sytë tek pasuria e babait. “Ma hoqe lakun prej fyti për divorcin e vajzës,” falënderoi mes lotësh Cafi Eni Çobanin, që pranoi të ndjekë procesin e divorcit të Valdetes me shpenzimet e saj personale. / anabel.al


Tags: e diela shqiptareeni cobaniShihemi ne Gjyq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
Parashikimi i motiti, ja si do të jenë temperaturat sot

Parashikimi i motiti, ja si do të jenë temperaturat sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera