Drini Zeqon gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë serioz duke prezantuar edicionin informative të lajmeve. Ai ka ndarë me fansat në “Instagram” disa momente nga fëmijëria e tij, ku përfshin dhe një foto të të atit, i cili prej kohësh është ndarë nga jeta. Të pakta kanë qenë herët ku ai mund të rrëfente për ndjenjat e tij.
“Më mungon shumë babi! Kjo foto është shkrepur para se unë të lindja”-shkruan Zeqo bashkangjitur fotos./revistawho.com