Gjatë ditës së djeshme në media të ndryshme qarkulloi lajmi se aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, do të largohej nga ‘Portokalli’ për t’u bërë pjesë e ‘Zelig’, spektakël humori shumë i suksesshëm në Itali. Kjo sigurisht është e vërtetë, por Besi nuk do të largohet për momentin nga ‘Portokalli’. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur aktori me anë të një fotoje të postuar në rrjete sociale. Besi shihet duke punuar me stafin e ‘Portokalli’ dhe shkruan se këtë sezon do të jetë përsëri për t’iu përkushtuar buzëqeshjes së shqiptarëve./revistawho.com