Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përballen në gjykatë, shkak Dafina Zeqiri

21/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përballen në gjykatë, shkak Dafina Zeqiri

Reperi kosovar Ledri Vula dhe biznesmeni që menaxhon disa nga këngëtarët e rinj të Kosovës, Krenar Çoçaj, u përballën sot në sallën e gjyqit për një zënkë të disa viteve më parë. Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore. Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës. Dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohen. Ndërkaq, përfaqësuesi i Vulës, Tomë Gashi, beson se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve sepse, sipas tij, në bazë të deklaratës së Vulës të akuzuarit janë identifikuar si sulmues ndaj tij. I dëmtuari Ledri Vula doli para trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit dhe e rrëfeu ngjarjen e natës së 7 qershorit të vitit 2012. Ai tregoi se në natën kritike kishte shkuar me Getoar Selimin në studion e “BabaStars” për të dëgjuar incizimin e një kënge të këngëtares Ronela Hajati. Në studio ishin takuar me Fidan Demollin, e më pas që të tre së bashku ishin larguar nga zyra dhe kishin shkuar në drejtim të makinës e cila ishte e parkuar te kompleksi “Qafa” në Prishtinë. Sipas Ledri Vulës, në momentin që kanë hyrë në makinë, Getoar Selimi i kishte bllokuar dyert në mënyrë elektronike, ndërsa kur Gazmend Mirena i kishte bërtitur “Dil jashtë, dil jashtë”, ai “nga hutia i kishte zhbllokuar dyert”.





“Arsyeja pse kam vendosë të dal nga makina të them të drejtën është sepse Gazmendin e kam njohur dhe nuk ma ka marrë mendja që do të më godasë me të parën”, tha Vula. I dëmtuari Vula ishte sulmuar nga Çoçaj me një shufër metalike në dorë, ndërsa Gazmend Mirena e kishte goditur me kondak të revoles me ç’rast viktima ishte rrëzuar në tokë. “Kur më ka godit Gazmendi, e di që mu ka ba zi dhe instiktivisht i kam qit duart në kokë”, tha Vula. Ai tha se të akuzuarit nuk i kishin ndalur goditjet. “Në një moment janë ndalur dhe unë jam ngritur në këmbë dhe kur kam tentuar të ikë, më kanë goditur edhe njëherë nga mbrapa. Pasi kam filluar të vrapojë, ata më kanë ndjekur dhe më ka rra telefoni nga xhepi, jam kthyer me marrë telefonin dhe gjaku më rrjedhte vazhdimisht. Pastaj e kam parë Getoarin duke tentuar që ti ndalë pasiqë ata tentonin që të më sulmonin nga mbrapa”, shtoi Vula. Në pyetjen e avokatit Gashi, se a ishte në dijeni se çfarë motivi kishte pasur Çoçaj që të ushtronte dhunë ndaj tij, Vula përmendi këngëtaren Dafina Zeqiri si motiv xhelozie. “Motivi i sulmit ishte Dafina, pasi që pas Krenarit kam qenë unë në lidhje me të”, tha Vula. Në këtë seancë gjyqësore si dëshmitarë okularë, të ftuar ishin Getoar Selimi dhe Fidan Demolli. Këta të fundit nuk u paraqitën në gjykatore për dhënien e dëshmisë, pasi që sipas informatave që trupi gjykues kishte marrë nga stacioni policor, Getoar Selimi rezulton që jeton në Shqipëri, ndërsa dëshmitari tjetër Fidan Demolli, gjendet jashtë vendit në Gjermani./kallxo.com


Tags: krenar cocajledri vula
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Kënga e re e Katy Perry-t do t’ju bëjë të humbisni në mendime, zbuloni kuptimin e veçantë të saj

Kënga e re e Katy Perry-t do t'ju bëjë të humbisni në mendime, zbuloni kuptimin e veçantë të saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera