Katy Perry publikoi para pak orësh këngën e re me titull “Chained to the rhythm”, këngë e cila sapo e dëgjon të bën të kërcesh. Por në të vërtetë kënga nuk është thjesht ritmike, ajo ka një kuptim të veçantë. Katy vë theksin tek bota ku jetojmë. Teksti i këngës shkruan “ne mendojmë se jemi të lirë”, por në fakt “ne jemi si zombi të mbaruar”. Kjo pjesë i referohet rrjeteve sociale të cilat janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Video është xhiruar në një park imagjinativ i quajtur “Oblivia” që vjen nga fjala “oblivion” që ka të bëjë me gjendjen kur truri është i pandërgjegjshëm. Pikërisht gjendja që po jetojmë tani në kohën e rrjeteve sociale dhe telefonit. Pjesa e fundit shfaq Katy-n bashkë me të tjerët në kinema. Papritur reperi Skip Marley shfaqet në ekran duke dhënë një mesazh “të rrëzojmë muret dhe të komunikojmë me njëri tjetrin”, por askush nuk duket t’i kushtojë vëmendje atij përveç Katy-t e cila gjithashtu përfshihet me turmën duke kërcyer e hutuar. Katy Perry mbahet për videoklipet e saj platonike, por kjo këngë është pritur shumë mirë për vetë ritmin që të mban të mbërthyer siç thotë dhe titulli dhe për kuptimin e veçantë që mbart./revistawho.com







