Familja Kardashian është familja më e përfolur në Amerikë dhe kudo për shkak të skandaleve që i kanë shoqëruar pjestarët e saj prej shumë vitesh. Vëmendjen më të madhe e ka marrë gjithmonë Kim Kardashian jo vetëm prej formave, por edhe lidhjeve e ndarjeve. Modelja u përfolur para pak muajsh se ishte shtatzënë për herë të tretë. Por mesa duket “radhën” ja ka zënë e dashura e të vëllait, Blac Chyna e cila është fotografuar ditën e sotme me barkun e fryrë. Ajo po shkonte në festën e ditëlindjes së djalit të Amber Rose e veshur me kostum sportiv. Menjëherë bie në sy barku i fryrë, por këto mbeten aludime përsa kohë asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht nga vetë Blac Chyna apo burime pranë saj. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar ajo solli në jetë edhe vajzën Dream Renee Kardashian./revistawho.com