Amal Clooney ka zbuluar barkun e rrumbullakët për herë të parë pasi lajmi për shtatzaninë e saj u konfirmua. Bashkëshortja e aktorit, George Clooney, është fotografuar me një pallto të kuqe të firmës Stella McCartney në Londër pa bashkëshortin e saj. E veshur me një minifund të zi dhe çizme, Amal dukej në një super formë fizike, edhe pse barkun e rrumbullakët ishte përpjekur ta mbulonte.