Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E FIKSUARA PAS PRINC LEKES/ Zbardhet dëshmia e Elias: Ulëriste natën “Princ të dua”, i rrinte ngjitur dhe mua më kërcënonte

22/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
E FIKSUARA PAS PRINC LEKES/ Zbardhet dëshmia e Elias: Ulëriste natën “Princ të dua”, i rrinte ngjitur dhe mua më kërcënonte

Pas publikimit të dëshmisë së Princ Lekës, tashmë vjen dhe zbardhja e asaj që ka denoncuar Elia Zaharia.





Çifti mbretëror janë përndjekur nga një vajzë 25-vjeçare, e cila vuante nga “fiksimi” për Princ Lekën.

E marrosur pas Princ Lekës, Fitorja, vajza me shtetësi amerikane është bërë shqetësim i madh edhe për Elia Zaharian, sot gruaja e Princit.


Përballë ankthit, frikës, kërcënimit dhe ndjekjes së vazhdueshme, Elia e ka denoncuar duke rrëfyer gjithçka lidhur me përndjekjen nga ana e Fitore Bekteshit.

“Panorama” ka zbardhur të plotë dëshminë e Elias, që nga ndjekja në rrugë, orët e gjata poshtë banesës, thërritjet “Princ të dua”, në mes të natës, e deri te kërcënimi që i ka bërë asaj, duke i thënë “Ty do të përcjell”.

Dëshmia e Elia Zaharias:

“Jam e fejuara e Princit Leka i Dytë. Ka më shumë mbi një vit që një femër më përndjek, veprimet e së cilës më kanë krijuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo femër, të cilën e kam identifikuar me emrin Fitore Fazli Bekteshi, në çdo vend që shkoj unë vjen pas meje, unë futem në lokal, ajo vjen pas meje në lokal, më shikon gjithë inat, por duke qenë se kam qenë e shoqëruar, nuk ka mundur të më afrohet.

Kjo femër, kur unë ndodhem në shtëpi, vjen dhe qëndron thuajse tërë ditën në rrugën dhe rri para derës së banesës sime. Ajo natën herë pas here fillon të ulërasë me të madhe duke thënë ‘princ unë të dua’. Shpeshherë unë nuk detyrohem të ndryshoj rrugë kur shoh këtë femër në afërsi të derës së banesës sime. Konkretisht, më datë 10.07.2016, rreth orës 17:00 isha së bashku me princin te lokal ‘Tajvani’ duke ngrënë drekë. Fitorja vjen dhe ulet përballë nesh dhe kontrollonte çdo lëvizje tonën.

Herë pas here kjo femër fillonte dhe provokonte princin duke qeshur. Princi dhe unë bënim sikur nuk e kishim vëmendjen te Fitorja, por ajo vazhdonte me veprimet e saj. Në këto rrethana unë dhe princi u detyruam të ngriheshim nga restoranti dhe vajtëm në banesën tonë. Fitore Bekteshi kur na pa ne që u ngritëm, dhe ajo ngrihet nga tavolina e saj dhe na vihet nga pas.

Fitorja qëndronte thuajse ngjitur me ne dhe Lekën e shikonte me një lloj dashamirësie, ndërsa mua më kërcënoi duke më thënë ‘unë ty po të përcjell’.

Duke qenë se në muajin tetor të këtij viti do martohemi me princin, sot, më 12.07.2016, rreth orës 14:30 kishin ardhur media të shumta për të marrë reportazh. Gjatë filmimit që bënte një nga mediat ndërkombëtare te Pedonalja dhe Galeria e Arteve, përsëri Fitorja si çdo ditë na vihet nga pas duke na krijuar shumë shqetësim mua dhe princit, duke na prishur imazhin.

Mua më shikonte me inat, ndërsa princin e provokonte. Në këto rrethana kam njoftuar organet e Policisë së Shtetit, por në momentin që erdhën policët, Fitorja iku me vrap. Përsëri Fitorja sot, më datë 12.07.2016, në orën 16:30 vjen te rrethimi i kangjellave të pjesës rrethuese dhe tentonte të futej brenda rrethimit. …

Me veprimet e saj kjo shtetase më krijon gjendje ankthi dhe frike, kjo vjen dhe qëndron ulur për një kohë të gjatë para derës së banesës sime, nuk mund të dal të takoj dhe të jap reportazh para mediave, sepse mundohet të më diskreditojë, thërret me zë të lartë në emër të princit duke i thënë se “unë të dua ty” etj.

Princi më ka thënë që të bëj ankim në polici dhe të marrë rrugëzgjidhje ky problem, sepse kemi kohë që përndiqemi nga ana e kësaj femre etj. Përfundimisht Fitore Bekteshi me veprimet e saj më ka krijuar një gjendje ankthi dhe pasigurie për jetën.

Kjo femër bën veprime të pakontrolluara, sepse një njeri normal nuk mund të bëjë veprime të tilla, e kam të vështirë të dal nga banesa ime dhe të shkoj në lokale apo në ndonjë vend tjetër për takim zyrtar apo për të kaluar kohën e lirë, sepse kudo e kam nga pas.

Përfundimisht ndaj shtetases Fitore Bekteshi bëj këtë kallëzim penal, duke qenë se një herë këtë femër në muajin prill të vitit 2016 e kanë shoqëruar në komisariat të policisë dhe pas këtij rasti vinte dhe më ndiqte më rrallë nga pas, ndërsa tani në muajin qershor është bërë shumë agresive ndaj meje dhe princit. Kërkoj që kjo çështje të ndiqet në rrugë ligjore”.

Tags: elia zahariaPrinc Leka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
UEFA CHAMPIONS LEAGUE/ Eva Murati, prezantuesja e vetme e kompeticionit më të rëndësishëm europian

UEFA CHAMPIONS LEAGUE/ Eva Murati, prezantuesja e vetme e kompeticionit më të rëndësishëm europian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera