Fatin të punojë me Kim Kardashian nuk e ka çdokush. Një ndër ata me fat është Mario Dedivanoviç, i cili jo vetëm është grimieri personal i yllit të showbiz-it, por edhe u bë shumë i famshëm prej saj. Grimieri me origjinë shqiptare ditën e djeshme ka grimiuar edhe aktoren Eva Longoria, e njohur si një ndër femrat më sexy të botës së kinemasë. Eva është grimuar nga Mario për një dalje televizive në programin “The view”. Ajo ka falenderuar Marion nëpërmjet një postimi në Instagram ndërsa edhe Mario ka postuar foton e saj në llogarinë e tij. Sa bukur Mario!/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BQ1AEVdgngz/?taken-by=evalongoria