Të lindurit pas 95-ës ndoshta nuk kanë asnjë kujtim nga një vajzë shumë e ëmbël me kaçurrela ngjyrë mjalti, sy të kaltër dhe buzëqeshje të pafajshme, që sezon pas sezoni shfaqej në ekran, një herë me emrin Stellina, një herë me emrin Celeste etj.etj.. Po flasim, siç gjithë të tjerët e kanë kuptuar, për Andrea Del Boca-n, aktoren argjentinase, të natyralizuar në italiane, aktualisht 51 vjeçare.
Ajo është mama e një vajze 16 vjeçare, Anna Chiara-s, me të cilën është shfaqur vazhdimisht në publik, por dy vitet e fundit, vajza adoleshente është shndërruar në një bombë të vërtetë. Nuk flitet vetëm për pamjen, por edhe për karakterin, mesa kuptohet nga deklaratat shpërthyese.
Ajo ka reaguar disa herë publikisht kundër lajmeve që janë përhapur në media për të apo të ëmën, apo faktin që i ati nuk e takon, duke thënë që kjo ka qenë zgjedhja e saj e përcaktuar dhe nga drejtësia, shkruan sot “Class”. Në të vërtetë, në vitin 2000 Andrea Del Boca u njoh me Ricardo Biasotti-n, një sipërmarrës argjentinas, i cili u largua shumë shpejt. Andrea ishte shtatzënë kur ata u ndanë, megjiathatë ajo e mbajti fëmijën. Në 15 nëntor të vitit 2000 lindi e bija, Anna.
Në telefilmin e fundit “Mamá corazón” të Del Boca-s, luan edhe e bija Anna Chiara. Anna, tashmë, është një vajzë adoleshente, shumë tërheqëse dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me të ëmën.