Në pamje të parë duket sikur “Redrum” ka të bëjë me pije alkoolike, si rum i kuq, por e vërteta është ndryshe. Fjala “Redrum” do të thotë vrasës. Vetë kënga flet për një vrasje. Era është veshur me të kuqe në të gjithë videoklipin, ngjyrë që simbolizon gjakun dhe dashurinë. Një dashuri që po e çon Erën në vrasje. Le të analizojmë edhe tekstin e këngës:
“Të përtyp si kanibal” – pra Era e dashuron aq shumë saqë pasi ta vriste do e përtypte sikur një kanibal.
“Nëse bëhesh Diablo, do të lë pa ndjenja” – Diablo është djall dhe nëse personi që Era dashuron kthehet në djall ajo do e lërë pa ndjenja.
“Dashuria ime është e hidhur dhe e ëmbël, por unë mund të të tregoj parajsën” -Vërtet Era është e ëmbël, por nga ana tjetër ajo mund të të vrasë dhe të të dërgojë në parajsë.
“Ulu në gjunjë, mbyll sytë dhe numëro deri në shtatë” -Momenti kur dikush të drejton armën dhe të thotë të ulesh në gjunjë. Numëro deri në shtatë thotë Era para se ajo të qëllojë.
“Sikur t’ja dilnim” -thotë në disa pjesë të këngës duke treguar se fundi është i hidhur.
Madje edhe duart e Erës në një pjesë të videoklipit janë të lyera me gjak./revistawho.com