Përpara disa javësh, lajmi i dasmës së moderatores së dashur për publikun, Fiori Dardha, u kthye në kryefjalën e ditës. Dhe nuk ishte vetëm një ditë. Mediat u morën gjatë me të dhe aty-këtu u zbuluan detaje nga dasma, por jo të gjitha paskan qenë të vërteta. Ndryshe nga ç’u aludua, Fiori nuk do të martohet më 9 mars, në ditën e lindjes së të birit, por dy ditë më vonë. “RevistaWho.Com” ka zbuluar ftesën e dasmës së yllit të ekranit me pedagogun e Universitetit të Arteve. Dhe teksti i saj është fantastik. Ai që i pret mysafirët në dasmë, është djali i tyre, Abeli, që për 10 ditë do të mbushë 5 vjeç.
“Mami dhe babi jetojnë prej 12 vitesh bashkë. Tani që unë po bëhem 5 vjeç, u kujtuan se duhet të martohen dhe t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Mami Fiorin dhe babi Donardin do t’i gëzonte shumë prania juaj në darkën e martesës. Me dashuri, Abeli”, – shkruhet në ftesën e shpërndarë në të gjithë miqtë dhe familjarët e çiftit. / revistawho.com