Për shkak të shtatzënisë Beyonce nuk do të performojë në “Coachella”, por atë do ta zëvendësojë Lady Gaga. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja me një postim në rrjete sociale. Lady Gaga do të performojë në 15 dhe 22 prill në Indio, Kaliforni. Lajmi vjen pak ditë pasi producentët konfirmuan mospjesëmarrjen e Beyonce-s. Lady Gaga do të shoqërohet në “Coachella” nga grupi Radiohead dhe Kendrick Lamar, XX, Bon Iver, Future, Lorde dhe Justice. Kujtojmë se Lady Gaga performoi në “Superbowl” në fillim të këtij muaji. Performanca e saj u rendit e para në performancat më të ndjekura në botë, kështu që shpresojmë që këtë sukses t’i sjellë edhe Coachella-s./revistawho.com