Edhe pse ky muaj ka qenë shumë i ngarkuar me emocione për këngëtarin Alban Skënderaj, ai vazhdon të sjellë lajme të bukura për të gjithë fansat e tij.
Pas përjetimit të emocioneve të forta dhe përkushtimit ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij Ameli, Albani ka vendosur t’i rikthehet kokë e këmbë muzikës.
Ai ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, se viti 2016 do ta gjejë me 5 këngë të reja të shoqëruara me vidioklipe.
Gjithashtu ai do të sjellë për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij, një CD dhe DVD të koncertit live “Tingujt e Ditarit tim”, të mbajtur disa muaj më parë.