Pas konfirmimit për ndarjen midis Katy Perry dhe Orlando Bloom, ylli i muzikës pop ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e saj. E në fakt thonë se të ndryshosh pamjen pas një ndarjeje të dhimbshme është shfaqje e një lloj rebelimi dhe dëshire për të ndryshuar gjendjen. Kështu ka bërë edhe artistja e cila sapo ka hedhur në treg këngën “Chained To The Rhythm”. Ajo është transformuar krejtësisht duke i prerë flokët shkurt e duke u bërë krejtësisht bionde. Fansat në rrjetet sociale e kanë krahasuar me kolegen e saj “crazy”, Miley Cyrus./ revistawho.com