Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë deri në katër javë. Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare e Hamburgut e cila thekson se lojtari ka probleme me gjurin. Ky është një lajm shumë i keq për trajneri e kuqezinjve Ganni de Biasi i cili në ndeshjen e 24 marsit kundër Italisë do të humbë një prej lojtarëve kryesorë./intv.al