Anushka dhe Kabir bëjnë ceremoninë e shafranit. Anushka hedh shikimin nga Rohit dhe shqetësohet. Saras dhe Deni tallen me Kabirin. Saras sheh të gjithë teksa qeshin dhe lumturohet. Dugba e pyet çfarë po mendon. Saras i thotë se është i lumtur që të gjithë janë të gëzuar por ka një frikë përbrenda se diçka e keqe do të ndodhë. Dugba i thotë mos të shqetësohet. Saras i thotë se do shkojë në punë . Të gjithë po bëjnë përgatitje para dasmës. Kushëriri i Anushkës Rohit vjen me një vinç. Vidiaçatur e pyet se çfarë do vinçi këtu. Rohit thotë se do që të bëjë diçka speciale për kushërirën. Deni e pyet po çfarë do bëjë me vinçin. Rohit i shpjegon se Anushka do qëndrojë në një ballkon të varur tek vinçi i cili do e sjellë në tempull shkruan revistawho.com. Vidiaçatur dhe Deni e pëlqejnë idenë unike të Rohitit. Dugbas nuk i pëlqen kjo gjë dhe është e shqetësuar. Kumud i thotë se është në modë të bësh gjëra të veçanta në dasëm. Rohit i thotë personit të vinçit të bëjë siç i tha. Kumud merr në telefon Sarasin dhe e pyet pse iku në punë kur sot është përvjetori i tyre. Saras e lë punën dhe niset për tek ajo. Vidiaçaturi mirëpret të ftuarit. Saras kthehet në shtëpi dhe pyet për vinçin. Deni i thotë se është ideja e Rohitit. Saras e pëlqen idenë. Ai dhe Kumud bëhen gati për dasmën. Kabir pret Anushkën i ulur në tempull. Anushka vjen e veshur nuse shkruan revistawho.com. Të gjithë e komplimentojnë atë. Ata e çojnë Anushkën tek ballkoni i varur tek vinçi sipas idesë së Rohitit. Anushka shqetësohet. Rohit thotë se hyrjen e parë duhet ta bëjë Kumud meqë është përvjetori i saj. Kumud pranon dhe hipën por Saras i thotë të zbresë pasi do që të vijë ai tek ajo me vinç. Teksa Saras është në ajër duke i buzëqeshur Kumudit një burrë e pret litarin. Saras bie nga një lartësi e madhe. Të gjithë tmerrohen. Saras bërtet dhe më pas i bie të fikët. Të gjithë thërrasin Sarasin dhe vrapojnë për tek ai. Kumud është e tmerruar duke parë Sarasin. Saras dërgohet në spital shkruan revistawho.com. Të gjithë qajnë ndërsa doktori u thotë të qëndrojnë jashtë. Dugba qetëson Kumudin. Doktori u thotë të gjithëve se Saras është në gjendje kritike dhe vazhdon të humbë gjak. Ai thotë se do e bëjnë operacion dhe kërkon firmën e Kumudit. Kumud firmos duke qarë. Anushka kërcënon Rohitin se nëse i ndodh diçka Sarasit do i thotë të gjithëve se e bëri ai. Rohit e shtyn atë dhe Anushka bie. Ai i thotë se nëse ajo i thotë të gjithëve askush nuk do ta besojë njeri. Saras operohet./revistawho.com