Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A janë Taylor dhe Selena në luftë? Ja kush ka mbetur në “skuadrën e vajzave”

03/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
A janë Taylor dhe Selena në luftë? Ja kush ka mbetur në “skuadrën e vajzave”

Vitin e kaluar dukej sikur nuk kishte asnjë forcë më të fuqishme në botën e muzikës se skuadra famëkeqe e vajzave të Taylor Swift.
Por pas një viti të çmendur për Taylor, të mbushur me ndarje të shëmtuara dhe zënka publike, duket se disa nga vajzat e grupit po krijojnë distancë nga ish “liderja” e tyre. Ndoshta largimi më i bujshëm nga skuadra gjatë muajve të fundit është Selena Gomez, dhe arsyeja është padyshim marrëdhënia e saj e re me The Weeknd që filloi këtë janar. Duke marrë parasysh faktin se artisti kanadez sapo ishte ndarë nga një tjetër pjesëtare e skuadrës, Bella Hadid, vetëm pak muaj më parë, filluan zërat se kjo ishte një shenjë që Gomez po largohej. Pavarësisht se në fillim dukej sikur u mohua diçka e tillë, u bë kohë që nuk shohim më Selenan dhe Taylor së bashku në publik. Veprimet flasin më shumë se fjalët, dhe këto të fundit duket se ishin sa për sy e faqe. Nuk përjashtohet që diçka e tillë mund të hidhet poshtë në vijim, por në këtë pikë duket e vështirë.
Me gjithë dramën që po ndodh, ato që janë ende të përkushtuara dhe 100% pjesë e skuadrës janë Lena Dunham, dy motrat Hadid, Lorde dhe Karlie Kloss, të cilat në rrjetet respektive sociale janë parë përkrah lideres së tyre. Situata mbetet e komplikuar për Ed Sheeran (i vetmi mashkull pranë skuadrës) dhe Ellie Goulding, ndërsa Zendaya është larguar me kohë, që kur Taylor u pajtua fillimisht me Kanye West, me telefonatën e famshme që më vonë rezultoi se ishte regjistruar nga producenti 38 vjeçar./intv.al






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!
Breaking News

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Next Post
Ledion Liço me djalin, Big Basta: A thua me vete “si nuk e bëra më përpara?”

Ledion Liço me djalin, Big Basta: A thua me vete "si nuk e bëra më përpara?"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera