Atë shpesh e shihni në televizion, merret me showbiz por pak a shumë edhe vetë i takon kësaj fushe.
Liberta Spahiu, ka treguar për “Gazeta Metro” disa fakte që ndoshta pak kush i ka dëgjuar më parë. Ajo nuk ka nguruar të tregojë se para një kohe ka qenë e arrestuar dhe e kane mbajtur burg për disa orë.
Lexoni më poshtë tetë fakte për prezantuesen Liberta Spahiu.
1.Liberta Spahiu është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. Ajo ka lindur në Kosovë, mirëpo babai i saj ka lindur dhe ka jetuar për disa vite atje.
2. Ndonëse tani nuk e ushtron atë profesion, Liberta ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, në degën e Stomatologjisë, në shkollën “Dr Ali Sokoli”.
3. Nuk e keni ditur por Liberta Spahiu, ka ushtruar balet për më shumë se 5 vite. Kjo ka ndodhur 17 vite më parë.
4. Para se ajo t’i hyjë punës në televizionin Klan Kosova, ka pasur një restorant dhe e ka mbikëqyrur atë në mënyrë konstante. Kjo ka ndodhur kur Liberta ishte 24 vjeçe.
5. Ky fakt do t’iu befasojë edhe më shumë. Liberta ka qenë në burg për rreth 30 orë, për shkak të levizjes së shpejtë me makine. Ngjarja ka ndodhur në New York. Për shkak të kësaj, ajo kishte humbur fluturimin dhe ka mbetur në New York për një javë më shumë.
6. Ndonëse është një prezantuese e suksesshme dhe drejton emisionin më të shikuar në Kosovë, ajo para se t’i hyjë kësaj pune nuk e ka dashur fare punën në TV. Por, ka qenë kushërira e saj e cila e ka detyruar të marrë këtë vendim.
7. Liberta ka qenë edhe pjesë e një gare bukurie. Ajo ka marrë pjesë në garën “Kosova New Fave 2000 dhe si rezultat ka fituar si shoqëruesja e parë. Në këtë garë fituese ishte Diellza Bunjaku – Spahiu, tashmë edhe gruaja e vëllait të Libertës.
8. Liberta është shumë e zonja në kuzhinë dhe ka qejf që në shtëpinë e saj gjithçka të jetë e pastër dhe në vendin e vet.