Rezarta Skifteri është një emër shumë i njohur në botën e modës. Për vite e radhë falë talentit të saj, ajo ka veshur personazhet e ekranit, nga prezantuesit tek këngëtarët etj. Nëse kishe një veshje të krijuara nga Rezarta, ishe në trend. Dhe Rezarta nuk ka zhgënjyer asnjëherë me talenitn e saj si stiliste. Ndërkohë shfaqet befasuese me pamjen e saj ndër vite. Rezarta mund të jetë mbase një rast i rrallë, që e kalimin e viteve duket më e re, shkruan “Panorama”. Meritë për këtë ka edhe vetë impenjimi i saj. Siç e kemi ndjekur edhe në rrjetet sociale, ajo është shumë e dhënë pas sportit dhe, pas lindjes së dy fëmijëve ka një trup super në formë. Ajo ka ndrequr gabimin e disa viteve më parë, duke hequr flokët e verdhë, që nuk duket se i shkonin aq shumë. Nuk dihet se çfarë mund të ketë ndryshuar tjetër në portretin e saj, por buzët duket se i ka pak më të mbushura. Gjithsesi çfarëdo që të ketë bërë, Rezarta nga viti 2010 (foto poshte) e deri më sot, ka bërë revolucion në pamje dhe me të vërtetë që ia ka vlejtur. Komplimente!









