Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e Mira Konçit fjalë zemre për këngëtaren… Çdo nënë do derdhte lot me këtë dedikim

05/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza e Mira Konçit fjalë zemre për këngëtaren… Çdo nënë do derdhte lot me këtë dedikim

Dita e sotme përkon me një datë të shënuar në familjen Saraçi… Zonja e kësaj familjeje, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Mira Konçi feston ditëlindjen. Ajo që do ta bëjë të paharrueshme këtë ditë për artisten është urimi i vajzës së saj Erës, e cila prej disa kohësh jeton në SHBA. Në fjalët kushtuar të ëmës, Era ka derdhur gjithë dashurinë e marrë këto vite, duke u shprehur mirënjohëse për mami Mirën.  





“Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.

Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit Nadire Konçi për pasurinë që solle në jetë).


Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenurit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin ti trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që ti ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe deshiren për t’i ndihmuar të gjithë. Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetesi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur.

Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime!

Të dua shumë shumë shumë!”, – ka shkruar Era Saraçi, vajza e çiftit të artistëve Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi. Nuk ka vonuar pas këtij urimi prekës edhe përgjigja e këngëtares. “Uaaaa çfarë surprize e vogla ime ti! Mrekullia ime, thesari im, frymëzimi im, motivi im, jeta ime, eleganca ime! Faleminderit ZOT për dhuratën më të bukur në botë, Erën time! Qofsh e lumtur TI drita e syve të mi, sepse atëherë unë jam super nënë!”, – ka shkruar Mira Konçi për të bijën. / revistawho.com

Tags: ditelindjeMira Konciurim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
Djali i Julkës të bën me krahë, e quan këngëtaren…

Djali i Julkës të bën me krahë, e quan këngëtaren...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera