Kur nis e mendon për një qendër relaksi, emri i parë që të vjen në mendje është “Velur Spa”. Qendra e hapur në 2007 vijon të mbetet edhe sot, pas më shumë se 10 vitesh një lider në tregun e spa-ve në Shqipëri. Klientela besnike e krijuar me vitet nuk i ndërron me asgjë tjetër çastet e kaluara në “Velur”, që siç ka dhe emri, është një prekje e butë për çdo njeri që futet brenda.
Në këtë periudhë festash “Velur” ka menduar për të gjitha gratë, duke krijuar paketa unike për to. Nëse ende nuk e keni zgjedhur dhuratën për nënën, gruan, apo mikeshën që e doni fort, nuk ia vlen të mendoheni më gjatë. “Velur” është zgjidhja! Na besoni, pasi ta provoni, do të keni vetëm mirënjohje. / revistawho.com