Historiani Hugo Vickers ka treguar për revistën “People” se Mbretëresha e Anglisë ka një marifet në mënyrën si e mban çantën e saj. Nëse çanta lëvizet nga njëra dorë tek tjetra është një sinjal që ajo i jep stafit të saj për t’i treguar se ajo e ka mbaruar bisedën. Nëse ajo e vendos çantën në tavolinë gjatë një dreke, do të thotë se ajo do të mbarojë për 5 minuta. Dhe nëse e vendos çantën në tokë tregon se ajo nuk po e pëlqen bisedën dhe dikush nga stafi duhet t’i vijë në ndihmë. Vickers tregon se gjesti më dramatik është kur ajo rrotullon unazën në gisht që tregon se dikush duhet ta shpëtojë në moment./revistawho.com