Ka çuditur jo pak deklarata e disa ditëve më parë e këngëtares Silva Gunbardhi lidhur me pasurinë e saj të munguar. Këngëtarja rrëfeu publikisht se nga puna e saj në muzikë dhe e partnerit të saj gjithashtu këngëtar Dafi Derti, nuk fitonin shumë. “Nëse do të shihni llogarinë tonë bankare do të qeshni. Dafi është student e Dalvi ka vetëm shpenzime. Po të ishim të pasur, nuk do prisja 10 vite për operacionin tim në sy”, tha Gunbardhi, prej pak kohësh edhe nënë e një djali. Por një realitet krejt të kundërt tregon partneri i saj. Ai sjell foto nga shtëpia e tyre, ku në tavolinë përveç celësave të makinave, shfaqen mijëra euro, syze firmato, celularë të tipit të fundit etj./ revistawho.com