Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aleksandër Gjoka dhe marrëdhënia e ndërprerë me mediat: U bënë 7 vite që nuk shkruajnë më për mua

06/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aleksandër Gjoka dhe marrëdhënia e ndërprerë me mediat: U bënë 7 vite që nuk shkruajnë më për mua

Një prej zërave më të mirë të rrokut shqiptar, Aleksandër Gjoka, ka qenë gjithmonë i tërhequr nga mediat dhe nga lajmet e shoëbiz-it. Si shumë këngëtarë të tjerë të brezit të tij, edhe Aleksandri ka zgjedhur të komunikojë me publikun përmes këngës dhe zërit të tij unik, ndryshe nga një pjesë e artistëve të rinj që, më shumë se me artin e tyre, e sigurojnë famën edhe përmes skupeve mediatike.





Pasditen e djeshme, i ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës, Aleksandër Gjoka ka ndarë me publikun disa nga hitet e tij më të bukura, si dhe histori në vite që kanë shoqëruar karrierën e tij muzikore. I pyetur për marrëdhëniet jashtë muzikës, një ndër to edhe marrëdhëniet me mediat e kulturës, ai tregon se “i ka ndërprerë” prej kohësh: “Nuk shkruajnë më për mua…” – tha këngëtari pas pyetjes së drejtpërdrejtë të Krastës “si i ke marrëdheniet me gazetarët e kulturës?”

Pas kësaj deklarate, ka një histori me të cilën Sandri e lidh “qetësinë” mediatike për emrin e tij: “U bënë 7 vjet tashmë që nuk shkruajnë më për mua. Kam pasur një histori në promovimin e një albumi. Pashë që më kishin marrë në foto me një gotë përpara dhe titulli i shkrimit ishte: “Aleksandër Gjoka, i dehur…” Ku më panë që isha i dehur? I kapa, u mora aparatet dhe u dhashë një mësim të mirë. Që nga ajo kohë, nuk shkruajnë më…” – tregon Sandri.


Por para një viti ka pasur edhe një histori të ngjashme me një të përditshme në vend, të cilën po ashtu e mbylli miqësisht.

Lidhur me mediatizimin e artistëve apo këngëtarëve të rinj shqiptarë, Sandri tha se ne nuk duhet të bëjmë paralelizëm me botën e artistëve jashtë, sepse nuk jetojmë në të njëjtat kushte. Sipas tij, këtu ka një tangërllëk të tepruar dhe të paarsyeshëm./syri.net

Tags: Aleksander Gjoka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
Koleksioni i ri i atleteve nga Rihanna do t’ju bëjë të dashuroheni me shikim të parë

Koleksioni i ri i atleteve nga Rihanna do t'ju bëjë të dashuroheni me shikim të parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera