Aktorja 52-vjeçare Sabrina Ferilli është pritur me trëndafila në studion e “Che tempo che fa” në “Rai Tre” në një program drejtuar nga Fabio Fazio. Moderatori e ka ngacmuar aktoren seksi lidhur me lajmin e shtatzënisë.
“Ulu, se kam lexuar nëpër gazeta që nuk duhet të lodhesh”, i thotë ai.
Përgjigja e Ferillit ishte e menjëhershme: “E ke fjalën për shtatzëninë? Në moshën time duhet të ndërhyjë shpirti i shenjtë… Tashmë sa herë që ha diçka dhe më fryhet barku, shpërthejnë thashethemet”.
Duke qenë se Sabrina u tërhoq nga spektaklet televizive kohët e fundit, ajo nxiti dyshimet për një shtatzëni teksa disa prej mediave italiane dolën me tituj të sigurtë për pritjen e ëmbël të artistes./ revistawho.com