Sipas rezultateve të mjekësisë ligjore zemra e tij ishte dobësuar shumë si dhe kishte dëmtuar mëlçinë. Pra George Michael ka vdekur për shkaqe natyrore. Këngëtari i grupit Wham! u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames në ditën e Krishtlindjes. “Kanë përfunduar hetimet për shkaqet e vdekjes së George Michael dhe raporti final ka dale”, ka thënë Darren Salter, mjeku ligjor në Oxfordshire. “Si shkak i vdekjes janë konfirmuar shkaqet natyrore.”- përfundon ai./opinion.al







