Ajo mund t’ju këndojë romancave të këqija por duket qartë se Lady Gaga po shijon më shumë se kurrë dashurinë e saj të re. Këngëtarja është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj të ri, Christian Carino, teksa janë larguar nga një festë e organizuar në hotelin Sunset Towers, në Hollywood. Ai dhe Gaga kanë dalë për herë të parë në publik muajin e kaluar në eventin e Super Bowl, ku këngëtarja shkëlqeu me performancën e saj. Kjo është lidhja e parë për Gaga-n pas ndarjes nga ish i fejuari i saj, Taylor Kinney, korrikun e kaluar.