Ledion Liço ka bërë një urim shumë të veçantë për 8 marsin duke postuar një foto të tij me mamanë dhe partneren e tij, Sarën,për të cilat shkruan se janë femrat më të rëndësishme të jetës së tij. “Me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime. Në anën time të majtë mamaja ime e cila më mësoi të jem i ndryshëm në çdo gjë që bëj, gjë që më ndihmoi në atë që bëj sot. Dhe në anën e djathtë dashuria e jetës sime, femra më e mrekullueshme që kam takuar. Kjo është për ato, për motrën time, për shoqet e mia, pa të cilat, nuk do të isha në gjendje të bëja këtë që bëj në jetë dhe punë”, -shkruan Ledioni./revistawho.com









