Humba e prindërve për këdo është një nga dhimbjet më të mëdha që dikush mund të provojë në jetë. E fatkeqësisht 6 vite më parë u nda nga jeta babai i modeles së njohur, Diellza Kolgeci. Duket se koha nuk e ka shuar aspak mallin për të, duke qenë se në këtë datë të zezë për familjen Kolgeci, Diellza e ka kujtuar babain përmes një fotoje. “Sot 6 vite pa ty…Të du shumë babushi”-shkruan ajo.