Web faqet britanike kanë njoftuar se banesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, është plaçkitur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit. Para të thata dhe sende personale me një vlerë prej disa mijëra stërlinash janë vjedhur nga shtëpia me gjashtë dhoma gjumi e këngëtares e cila është anëtare në talent shown X Factor UK.
Për koeçidencë edhe banesa e Simon Cowell, pronarit të të drejtës televizve të këtij show, është plaçkitur një javë pas plaçkitjes së shtëpisë së Rita Orës.
Scotland Yard, beson se plaçkitjet e të dy banesave, që ndodhen në të njëjtën zonë të kryeqytetit britanik, janë bërë nga hajdut profesionistë, edhe pse hetimet vazhdojnë dhe nuk janë bërë arrestime nga policia.