Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Aktori i ‘Portokallisë’ prezanton familjen, u njoha me gruan nga një valixhe

09/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO/ Aktori i ‘Portokallisë’ prezanton familjen, u njoha me gruan nga një valixhe

Aktori i njohur i humorit Gent Hazizi, rrallëherë në studio televizive flet për jetën private dhe për familjen. Prej më shumë se një viti, ai është bërë baba i një vajze, për herë të tretë, pas dy djemve të cilët tani janë rritur dhe kanë filluar të zbulojnë një nga një edhe tipare të karakterit të aktorit, jo vetëm të pamjes fizike. I ftuar pasditen e sotme në studion e “Rudina” në Tv Klan së bashku me bashkëshorten dhe djalin e dytë, Enea, Genti ka treguar më shumë për familjen duke e nisur nga historia e dashurisë, e cila ishte e parathënë të ishte përgjithmonë.  Eltona Toromani, bashkëshortja e Gentit, me profesion ekonomiste, prezantohet për herë të parë me publikun. Edhe pse profili i Gentit është i kodogjendur për shkak të profesionit, ajo ka ditur ta ruajë profilin e saj, edhe sepse ka zgjedhur t’i përkushtohet profesionit si ekonomiste. Së bashku edhe me shoqe të tjera, Eltona është edhe një prej mikeshave të ngushta të Rudinës, me të cilën ka mbaruar studimet e larta. 





Por si erdhi Genti në jetën e Eltonës?

“Nga një valixhe”, – tregon vetë aktori pas kësaj pyetjeje dhe nis të tregojë historinë interesante të njohjes me njeriun e jetës: “Eltonën e kam njohur nga një valixhe. Isha në Romë në shkollë dhe Anbeta Toromani, shoqja ime dhe motra e Eltonës, në atë kohë kishte filluar te Amici, dhe para se të kthehesha në Shqipëri, më la porosi t’i jepja një valixhe Eltonës. U dëgjuam në telefon, u takuam dhe pastaj filluam të frekuentoheshim. E kisha parë vetëm një herë kalimthi në Bllok, por vetëm aq. Pas një kafeje, pimë edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër…” – tregon Genti duke rrëfyer më tej se qysh në fillim e dinte, madje edhe ia kishte thënë muajt e parë Eltonës “je nëna e fëmijëve të mi.”


Nga ana tjetër, Eltona vetë tregon se jeta me një aktor është sa e bukur, aq edhe e vështirë. Si nënë e tre fëmijëve, asaj i duhet të jetë gjithmonë pranë tyre, madje shpeshherë të bëjë edhe “turnin e tretë” në shtëpi duke zëvendësuar mungesën e Gentit: “Jeta me një aktor është e lehtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Sepse unë detyrohen të bëj edhe turnin e tretë ndonjëherë. Kam qenë më tepër e rezervuar si natyrë, por Genti i merr gjërat më lehtë, me më shumë sportivitet, ndaj është bukur me të, sepse nuk mërzitesh kurrë…”

Pas martesës, erdhi në jetë fëmija i parë, Tomi, pak vite pas tij edhe Enea dhe në vitin 2015, erdhi në jetë Tania. Por nuk ishte rastësi, edhe pse Eltona tregon se deri në javën e 20-të të shtatzënisë, ata e dinin se në jetë do të vinte sërish një djalë: “I kishim gjetur edhe emrin…” – tregon ajo, kur vetëm në ekografinë e fundit, mjeku u tha se në fakt fëmija që do të vinte në jetë ishte vajzë.

Dhe për Gentin, edhe kjo ishte e parathënë. Ai jo vetëm e dinte, por në ditarin e tij me poezi, njërën ia kishte kushtuar edhe Tanias, madje i kishte vendosur edhe emrin 12 vjet para se ajo të vinte në jetë. Pas disa vargjeve që lexon nga poezia, Genti tregon edhe datën kur ia kushtoi së bijës “Bija ime që ende s’ke lindur” – Romë 25.1.2003.

Nga këto detaje që zbulon ai dhe Eltona, është e thjeshtë të kuptohet se Genti është natyrë romantike, vetëm se Eltona tregon se nga lulet ka hequr dorë: “Është romantik, por lule nuk më blen më. Para disa vitesh (pasi ka marrë lejë në bashki), Genti ka mbjellë një bli, në lulishten afër shtëpisë. Pas saj më tha se me pemën i lau të gjitha. Poshtë pemës është edhe një stol në të cilin ulemi gjithmonë edhe me fëmijët…”/class

 

Tags: gent hazizi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Next Post
FOTO/ Habit Kristen Stewart, shfaqet nudo në filmin e ri

FOTO/ Habit Kristen Stewart, shfaqet nudo në filmin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera