Pigmenti përgjegjës për ngjyrimin e bimëve dhe perimeve, të tilla si karota, mund të jetë një nga aleatët për mbrojtjen e kujtesës, sidomos në pleqëri. Në këtë përfundim ka arritur një grup studiuesish në Universitetin Georgia, në Athinë. Studimit i janë nënshtruar persona të moshës 6585 vjeç, të cilëve u janë bërë rezonanca magnetike me qëllim për të vlerësuar aktivitetin e tyre të trurit, duke kujtuar fjalë të cilat u ishin treguar më parë. Eksperimenti tregoi se te personat me nivele të larta të luteinit dhe zeaxanthinit, që njihen për të përmirësuar aftësitë njohëse, korrespondoi me nevojën për një aktivizim më të ulët të trurit për të kujtuar. Studiuesit thonë se kur personat plaken, vihet re një përkeqësim i nivelit të kujtesës. Por truri e kompenson këtë. “Ka një mekanizëm të vërtetë pas kësaj, ndaj duhet të përdorni disa shtesa ushqimore për të përmirësuar aftësitë njohëse”, këshillon udhëheqësi i studimit, Stephen Miller./Panorama