Për një kohë të gjatë në media u përfol se Princesh Beatrice kishte prerë në fytyrë Ed Sheeran gjatë një ceremonie me shpata, por duket se gjithçka ka qënë një trillim.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Shortlist”, James Blunt ka zbuluar se e gjitha kjo histori ishte një trillim.
I pyetur se çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje, Blunt është përgjigjur: “Ed ishte e dehur. Duke u argëtuar, aksidentalisht dëmtoi faqen. Ne krijuam një trillim dhe njerëzit e morën si të vërtetë. Eshtë shumë e sikletshme”.
“Fajin për të gjithë këtë e ka Ed. Ai duhet të jetë i dëshpëruar dhe po përpiqet të shesë albumin. Ai preu veten e tij dhe unë u përpoqa ta ndihmoja në ato momente. Por kjo e çarë e bëri atë më simpatik”, shton më tej Blunt./tch