E rikthyer në qendër të vëmendjes pas nisjes së një programi të ri televiziv, shumë intervista kemi pasur kohët e fundit nga Viola Spiro. Pasi ishte e ftuar në disa emisione për të folur për karrierën, sot Viola është rrëfyer për gazetën “Paloma”. Bukuroshja nga Korça ka treguar edhe disa detaje të reja lidhur me historinë e saj të dashurisë, duke zbuluar se ajo e ka prezantuar partnerin e saj me prindërit, që në muajin e parë. “Prindërit e mi e kanë takuar të dashurin tim, madje që muajin e parë. Ai më ka bërë për vete kur ka ndaluar para meje duke më parë pa lëvizur për 5 minuta. Fejesa jonë do të bëhet publike kur të ndodhë, nëse ndodh”, ka thënë ajo.