E përditshmja britanike The Independent ka shkruar sot për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Në këtë artikull që i është kushtuar 21 vjeçares shqiptare, këngët e saj përshkruhen si konfidente dhe të sinqerta. Ndonëse qindra artistë dështojnë të futen në top-lista, Dua Lipa me pak këngë ka arritur që të fitojë vëmendje dhe dëgjueshmëri. Ajo ka gjetur audiencë në Britani të Madhe dhe SHBA, dhe vitin e kaluar ishte kthyer në vendin e saj në Kosovë, për të performuar në një shfaqje bamirësie për 20 mijë vetë, shkruan syri.net. Dua jo vetëm që po e pushton Britaninë, por po duket se këtë triumf po e arrin në gjithë botën; dhe kjo arritje duke mos patur asnjë album. Ajo vetëm se ka krijuar fansat dhe ndjekësit e saj besnikë me këngët si Blow Your Mind (Mëah) dhe Hotter Than Hell, madje duke u bërë model për ta. Albumi i parë i Dua Lipës do të lëshohet më 2 Qershor të këtij viti, dhe ajo po e sheh 2017-tën si shans për të lënë gjurmë – dhe jo vetëm përmes toplistave dhe shpërblimeve, shkruhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga The Independent.