Me sa duket është penduar që sulmoi publikisht kolegen dhe ish-mikeshën e saj. Enca Haxhia e cila ditën e djeshme publikoi një shkrim ku shprehej se Beatrix Ramosaj ishte xheloze për suksesin e saj, duket se sot ka gjykuar më ftohtë. Ajo është penduar që ka sulmuar Beatrixën, ose ndoshta nuk i ka pëlqyer që kjo “dobësi” u përfol në mediat ‘online’. Kështu këngëtarja ka zhdukur nga llogaria e saj IG këto postime, por është e kotë pasi ato kanë mbetur në internet. Gjithçka nisi dje kur Beatrix Ramosaj ironizoi përmes një fotoj,e koleget që përdorin fotoshop-in për të rregulluar trupin tek pozat që publikojnë.