Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fiori Dardha rrëfen emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti peng është…

15/03/2017
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Fiori Dardha rrëfen emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti peng është…

Gazetarja e njohur Fiori Dardha ka kurorëzuar këtë fundjavë dashurinë 12-vjeҫare me partnerin e saj Donard Hasani. Bashkë me ҫiftin në ceremoninë e martesës ishte edhe djali i tyre 5-vjeҫar Abeli, i cili ishte dhëndri i parë dhe ai që e shijoi më shumë se të gjithë gëzimin e prindërve. Momentet më të bukura nga ceremonia Fiori i ndau me të gjithë në profilet e saj sociale pa e fshehur gëzimin dhe pa përpjekjen më të vogël për ta mbajtur larg syve kureshtarë ditën e martesës. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Fiori tregoi disa prej momenteve më të bukura në ditën e saj të lumtur, të cilën e kishte ëndërruar për gjithë jetën: “Unë e kam pasur gjithë jetën time ëndërr martesën, sepse e kam ëndërruar fustanin e bardhë, një fustan princesash, atë hyrjen madhështore kur të gjithë duartrokasin. Ndodhi gjithҫka ashtu siҫ e kisha ëndërruar…” – tregon Fiori për “Rudina”.





Pa i fshehur emocionet dhe pa i mbajtur dot lotët, gazetarja tregon se dasma me 260 të ftuar, të afërm, miq, kolegë e shumë të njohur, kishte një qëllim që në fillim –  të gëzonte nënën e saj:

“Jemi nisur tri herë për t’u martuar, por kemi nguruar për arsye financiare. Herën e parë që mblodhëm disa të ardhura, vendosëm të rregullojmë shtëpinë. Herën e dytë duhej ndërruar parketi dhe dhoma e gjumit… 2016-a ka qenë një vit shumë i ngarkuar për ne. Mami im kaloi një sëmundje të rëndë që, për fat të mirë, e kaloi me sukses. Atëherë unë me Donardin vendosëm që t’u bëjmë prindërve një dhuratë dhe thamë “do martohemi…” Gëzimi më i madh i dasmës sime ishte mami im “ – rrëfen e përlotur gazetarja, e cila kujton se e ëma vazhdimisht i përsëriste “Fiori, më duket si ëndërr…


Fustanin e bardhë e kishte provuar, por jo si këtë herë. Me gjithë vështirësitë për të gjetur të duhurin, Fiori tregon se si u ndie me fustan të bardhë prej vërteti: Për herë të parë, më ndodhi dhe mund të them që jam mallëngjyer. Madje u ngashëreva disa here… Doja të ishte një fustan komod, mbi të gjitha, të mos isha një nuse me taka dhe të kërceja pa problem gjatë gjithë darkës….

E ndihmuar nga mikeshat e saj të ngushta, Fiori tregon se gjithҫka e ka shijuar pa fund, edhe sepse gjithҫka i shkoi ashtu siҫ kishte ëndërruar, përveҫ një fakti, të cilin nuk mundi ta bënte: “E vetmja gjë që nuk ndodhi ishte një fjalim të shkurtër… Kisha ëndërruar gjatë këtyre viteve të jetës që në dasmën time të mbaja një fjalim, por nuk arrita ta bëja, sepse isha shumë e emocionuar. Nuk ia dola dot…” – tregon Fiori.

Pjesa tjetër ishte gjithҫka siҫ kishte ëndërruar, madje gazetarja jep edhe nje mesazh për të gjitha vajzat që janë në prag dhe kanë mundësi të bëjnë dasmë: “Paskam bërë gabim që nuk e kam bërë më parë. Me këtë rast, u drejtohem të gjitha vajzave që kanë mundësi për të bërë dasmë, ta bëjnë, sepse do të kënaqen dhe do ta mbajnë mend si një gjë të bukur të jetës…”

Abeli, dhëndri i parë e kryesori, ishte po aq i lumtur sa edhe ata në martesën e prindërve. Vetëm se kishte një “hall” të madh: e bezdiste shpesh prania e të atit. Nusja duhet të ishte vetëm e tij…./class

Tags: Fiori Dardha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Next Post
FOTO/ Luana Vjollca poston foto pa make-up, shikoni si duket ajo

FOTO/ Luana Vjollca poston foto pa make-up, shikoni si duket ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera