Tetorin e vitit të kaluar, Kim Kardashian u mor peng në Paris dhe iu vodhën bizhuteritë. Por mesa duket vjedhjet nuk mbarojnë me kaq. Kendall Jenner-it i kanë vjedhur bizhuteritë me vlerë 200 mijë dollarë në shtëpinë e saj. Modelja e kuptoi këtë kur u kthye në shtëpi në orën 1 të mëngjesit ditën e mërkurë dhe pa që bizhuteritë mungonin në dhomën e saj. Jenner telefonoi policinë të cilët kanë nisur hetimet./revistawho.com