Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fashion Food në Tiranë. Njihuni me shqiptaren që sjell pasarelën mbi pjata

16/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Fashion Food në Tiranë. Njihuni me shqiptaren që sjell pasarelën mbi pjata

Kurrë nuk ka qenë ushqimi më fashion se sa veshjet, dhe veshjet kurrë më të shijshme se një recetë. E kishit menduar ndonjëherë se si do të dukeshin veshjet e pasarelave në një pjatë? Ju kemi prezantuar më parë me Aden, mund ta njihni edhe përmes blogut të saj të ushqimit Adda’sAll dhe librit “Jeto, Dashuro, Ushqehu”, por vajza me pasionet e mëdha është më shumë se kaq.





 

Impakti i Modës dhe Ushqimit në shoqëri dhe influenca që ka secili komponent në jetën e përditshme është kthyer në një aspekt shumë interesant. Shumë koleksione po u kushtohen ushqimeve, këtu mund të kujtojmë sfilatën e Moschino-s me McDonalds apo atë Dolce&Gabbana-s ku printi tendencë ishte pizza dhe supa. Mesa duket ushqimi është si moda, i nxitur nga trendet, stinët dhe publiciteti i fuqishëm. Të sjellësh koleksionin pranveror të Gucci-t në një sallatë detox apo tapetin e kuq të Golden Globes në një petull Donut, është sa e pazakontë aq edhe interesante. Kombinimi i ngjyrave, prerjeve, copave e modeleve i rrinë perfekt dizajnit të pjatës me ravioli apo një antipaste me mortadela dhe pjepër.


Nëse do të ishte në një vend shumë më të madh se Shqiperia, ku mundësitë për t’u promovuar do të ishin më të mëdha e premtuese, Adën ndoshta do ta shihnim në bashkëpunim me Leandra Medine për Man Repeller ose krah Chrissy Teigen, modeles së famshme e njohur gjithashtu edhe për pasionin e saj mbi gatimin. Udhëtimi gastronomik në viset e largëta dhe të afërta, aroma që të kujton shtëpinë dhe çdo gjë tjetër që shkon përtej inspirimit, do t’i gjeni në punët e vajzës nga Tirana dhe fotove që ajo ndan me të gjithë në instagram. E vërtetë që fjalët ndonjëherë janë të tepërta prandaj shfletoni galerinë dhe inspirohuni nga projekti më i veçantë,  “Fashion Food” i Adda’sAll!

Marre nga Class

Tags: fashion foodshqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
Next Post
FOTO/ E mbani mend telenovelën ‘Mike dhe Rivale’? Shikoni si duken sot aktorët kryesorë

FOTO/ E mbani mend telenovelën ‘Mike dhe Rivale’? Shikoni si duken sot aktorët kryesorë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera