Nuk jemi mësuar ta shohim Encën në rolin e një vajze kaq të përkushtuar ndaj gjyshit të saj, duke qenë tepër e angazhuar me karrierën e saj. Por në fakt dashuria për gjyshin e saj është me e madhe se çdo gjë, ndaj sot Enca ka zgjedhur të kalojë disa momente tepër të veçantë me të. Teksa flasin për këngët e saj, ajo i bën kafenë gjyshit, fansit më të madh që ka. “Kush tha që nuk jam nuse për shpi”-shkruan këngëtarja. A nuk është bukur të shohësh marrëdhënie të tilla të mbesës me gjyshin?/revistawho.com