E ftuar në emisionin Express Rozë, Luana tregoi se ajo dhe Marina kanë mbaruar një shkollë kanto, edhe pse vetëm Luana vendosi të bëhej këngëtare. Megjithatë ajo zbuloi se Marina ka shumë vesh për muzikë dhe shpeshherë ajo përzgjedh cila nga këngët e Luanës dhe Getoarit do bëhet hit. “Marina ka shumë vesh muzike dhe ndodh që si këngët e Getit apo të miat kur Marina thotë që kjo do jetë hit ajo bëhet hit”, -tha Luana. E pyetur nga prezantuesja nëse Marina mund të bëhet një ditë këngëtare, Luana u përgjigj se Marina nuk e ka me qejf prandaj dhe nuk donte të vazhdonte më për kanto./revistawho.com