Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Xheni, Liridon dhe Danjel, tre konkurrentët e tjerë të “Big Brother 9”, njëri prej tyre surprizon motrën

18/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Xheni, Liridon dhe Danjel, tre konkurrentët e tjerë të “Big Brother 9”, njëri prej tyre surprizon motrën

Tre banorët e tjerë që kanë shkelur shtëpinë e Big Brother 9 janë Xheni, Liridon dhe Danjel. E veçanta e Liridonit është se është vëllai i Donjetës, konkurrentes që hyri pak më parë në Big Brother. Arbana u shpreh se kjo është surprizë për publikun, për banorët dhe motrën e tij. 





Xheni ka lindur në qytetin e Lezhës, por që në moshën 3 vjeç, së bashku me familjen ajo ka emigruar drejt Italisë. Ka përfunduar Shkollën e Mesme për Administrim dhe ka kryer punë të ndryshme në Itali. Familja është shumë e rëndësishme për të dhe ka gjetur gjithnjë mbështetjen e saj, në çdo vendim që ka marrë. I pëlqejnë romancat dhe eksperiencën në “Big Brother” e shikon si një mundësi për të kuptuar eksperienca të reja.


Liridoni është 33 vjeç dhe vjen nga Prishtina. Është një tip aventurier dhe i pëlqejnë shumë eksperiencat e reja. Prej kohësh menaxhon një lokal me mikun e tij të ngushtë në Prishtinë. Nuk arriti të përfundonte dot studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, por mendon se ka eksperiencën e duhur të jetës.

Danjeli ka lindur në Tropojë, por që kur ishte 6 muajsh jeton në Tiranë. Dëshira e tij për t’u shkolluar është plotësuar më së fundi, pasi provoi disa eksperienca të ndryshme pune. Aktualisht ai studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht 2 motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Surpriza e “Big Brother 9”: Vajzat dhe djemtë do jetojnë të ndarë

Surpriza e "Big Brother 9": Vajzat dhe djemtë do jetojnë të ndarë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera