Ejona ka lindur në qytetin e Beratit. Ajo ishte vajza e vetme e familjes. Në moshën 3-vjeçare, Ejona humbet babain e saj për shkak të leuçemisë. Jeta për të u bë edhe më e vështirë pasi mamaja Mimoza sëmuret rëndë kur Ejona ishte vetëm 8 vjeç. Duke mos pasur shpresa, mamaja e lë Ejonën si amanet tek halla e saj dhe pas një viti humbet jetën. Familja e re e priti Jonën si vajzën e tyre duke i dhuruar vetëm dashuri dhe ngrohtësi. Prindërit jobiologjikë të Ejonës janë Pranvera dhe Luan Tabaku dhe motra e saj është Esmeralda.
Në moshën 14-vjeçare Jona diagnostikohet me kancer. Pas shumë kimioterapive ajo arrin ta mposhtë sëmundjen. Pavaresisht gjithë vuajtjeve, Jona është një njeri pozitiv.
Ademi është rritur në një familje të thjeshtë të Beratit. Ka qenë gjithmonë një djalë i dashur dhe i pastër, por nuk ka pasur mundësi të mëdha ekonomike. Momentin më të dhimbshëm të jetës ai kujton kur babai i tij pëson një parainfarkt dhe operohet nga zemra.
Në moshën 16-vjeçare, Jona njohu Ademin, dashurinë e saj të parë dhe të vetme. Jona e ka pëlqyer Adin që në momentin e parë që e ka parë. Lidhja e tyre rrodhi natyrshëm pa deklarata të mëdha. Para 2 vitesh ata bëhen me një djalë dhe e quajnë Artur, si babain e Jonës. Para 7 muajsh Jona ka humbur edhe babain e saj të dytë.
Ata janë fejuar dhe janë martuar në të njëjtën ditë, pasi në ditën e fejesës Jona vendos të veshë fustanin e bardhë pa i thënë askujt. Në ditën që Jona kishte zgjedhur fustanin e dasmës dhe do i tregonte gjyshit foton, merr lajmin se ai ka ndërruar jetë, pikërisht 40 ditë para fejesës së saj. Prandaj ajo realizon dëshirën e tij të fundit, që Jona të martohej. Ata janë një çift i bashkuar dhe i lumtur, të cilët ëndërrojnë të jenë fitues të Big Brother. Çifti preku mbrëmë zemrat e të gjithëve kur thanë se flenë në divan dhe se një krevat dopio për ta është luks.
EMRI : EJONA MEMOLLARI DHE ADEM RAPANJI
MOSHA: 23 VJEÇE / 25 VJEÇ
VENDLINDJA: BERAT
VENDBANIMI: TIRANE