Megjithëse të ndarë, tashmë kanë nisur shkëndijat e para dhe pëlqimet mes djemve dhe vajzave.
Ata e gjetën zgjidhjen e komunikimit përmes letrave të shkruara të vendosura në xham dhe përmes tyre është zhvilluar edhe komunikimi.
Damiano duket i interesuar për Sidritën, teksa e pyet atë nëse është “single”. Por në anën tjetër është Armela ajo që duket se e pëlqen atë.
“Është shumë i ëmbël, si limoni”, thotë ajo.
Të vendosur pranë xhamit, vajzat dhe djemtë vazhduan për minuta të tëra komunikimin mes tyre nëpërmjet mesazheve të shkruar në letra./t.ch